Biografia

Ndër
shekuj populli shqiptar ka krijuar një kulturë shpirtërore të begatë, e cila krahasohet me atë të popujve më të vjetër të Evropes. Kënget e shumta, e të shumllojshme, vallet e larmishme të zonave të ndryshme të trojeve tona etnike, melodit instrumentale, legjendat, gojëdhënat, përrallat e, anekdotat, fjalët e urta,fabulat etj… përbëjn krijimtarin artistike shpirtërore te popullit, e cila quhet FOLKLOR. Instrumentet muzikore tradicionale janë një nga pasuritë e rralla të kulturës shqiptare. Mjeshtëria e punimit të veglave muzikore përbën një zeje të veçantë, në zejtarinë shqiptare. Punimi i instrumenteve muzikore fillimisht bëhej vetë, nga çdo familje me mjete rrethanore si p.sh. me gjethe, me barëra, me bimë të ndryshme, me brirë, me lëkurë kafshës , me gurë, me hekur etj. Zanafilla e veglave muzikore fillon me lahutën, instrument mijëravjeçar kordofon me një tel,  fyellit kavall gajde zurle, qifteli, sharki,def,tupan. etj.

Adnan Aliu
Adnan Aliu

Adnan Aliu u lind ne Gostivar me 26.07.1991 me prejardhje nga Reka e Eperme. Shkollen fillore dhe te mesme I kreu ne Gostivar. Mbaroj fakulltetin juridik në “Univerzitetin e Europes Juglindore” në Tetovë. Ai tregoi që I vogël një dhunti natyrale për tu mar me veglat muzikore të thjeshta te cilat I sajonte vetë e ne veçanti dëgjonte shumë tingujt e kavallit..Qe ne moshen 10-vjeçare filloj që të luante me këtë instrument ku më vonë ariti të jetë edhe instrumentist në Ansamblin e këngeve dhe valleve “BESA” në Gostivar. Sot jep kontribut të vaçant në të gjitha ansablet shqiptare mbrenda dhe jasht shtetit duke lujatur në kavall gajde dhe fyell. Kavalli është fjalë e shpirtit  e përcjellur me tinguj të ëmbel,produkt i mendjes dhe shpirtit njrëzor,kur e ndëgjon të krijon ndjenjën e dhimbjes dhe knaqesis .Emocione që të rënqetinin trupin.Hidhërimi dhe gëzimi janë futurë thellë në të Shumë etnomuzikolog të ndryshëm kur e ndëgjoj tingullin e kavallit thuan se është mbret I instrumenteve.

Adnan Aliu
Adnan Aliu

Perveç që është instumentist I dalluar në këto instrumente ai edhe ka aftësi dhe ideja që këto instrumente ti bëjë edhe vetë.Nga dëshira e madhe për kavall insistoi shumë edhe në uljen e dy notave më posht se sa normalja A-G, të cilët kanë një tingull të vaçant të butë dhe të ëmbel që të rënqethin trupin. Ky lloj kavalli është krejtësish ndryshe se sa ai normal,mandej për shkaktë të gjatesisë Adnani këtë e lakoi në maje që të mund të luaj pa problem,ky lloj kavalli është shume I pershtatshëm për zërin mashkullor,ka një tinguj pothuaj se si të flautës. Për herë të parë kur e kanë ndëgjuar këtë instrument në festivale të ndryshme etnomuzikologet e kanë vlersuar shumë iden dhe punën e mjeshtrit Adnan Aliut

Adnan Aliu
Adnan Aliu

GAJDA apo meshnica është instrument aerofon që ka tinguj karakteristik përbëhet prej lekures së qengjit dhe të cjapit, pastaj pjesa që luan solo dhe pjesa që mban bas janë prej druri ose prej pjesëve te bririt . Tingujt nxiren nga kashta ku aty edhe akordohet gajda që të kombinohet me instrumente tjera,më tepër është instrument ritmik.Adnan Aliu poashtu luan shumë mirë në këtë instrument frymor. Incizimet ku ka marë pjesë janë të shumta si në Radio Televzioni e Maqedonis, Radio Televzionin e Kosoves , Radio Televiziorin e Shqiperisë etj ku ka përcjell këngetarë të ndryshëm folklorik dhe popullor ku kavallin e inkuadron edhe në shumë zhandre të ndryshme të muzikës. Mori pjesë në shumë festivale ku do ti veçojm disa prej tyre në të cilatë mori çmime si instrumentistë “Cite de la muzique” –Paris Franc ,”Festivali I Sarajeves”-Bosnja dhe Hercegovina  “Les orientales”-France, Në Ansamblin shtetëror të këngëve dhe vallëve “SHOTA” Prishtinë Kosovë, Këng Jeho-Struge Maqedoni, Hasi Jeho-Kosovë, Etho Fest-Prishtine Kosovë, Shari këndon-Tetovë Maqedoni, Festivali Tripologjik-Lushnje Shqipëri, Oda Dibrane Peshkopi-Shqipëri, Polifonia shqiptere Fier-Shqipëri etj etj…